Shëndeti i babait para ngjizjes ndikon tek bebja

PUBLIKUAR

Shumë nëna të ardhshme e dinë që shëndeti i tyre, madje edhe para se të ngelin shtatzënë mund të ndikojë në shëndetin e bebes.

Tani, studime e reja vazhdojnë të tregojnë që shëndeti i babait para-ngjizjes mund të ndikojë në shtatzëni dhe bebe, transmeton portali arbresh.info.

Tre artikuj të botuar të hënën në revistën The Lancet detajojnë se si shëndeti i grave dhe i burrave, para se të krijojnë një fëmijë, mund të kenë ndikime të thella në shëndetin e pasardhësve të tyre, siç janë pesha e lindjes dhe zhvillimi i trurit.

“Kjo është një seri shumë e rëndësishme, dhe është e rëndësishme sepse ndihmon në rivendosjen e mëtejshme të rëndësisë së kujdesit para konceptimit si një drejtim legjitim për përmirësimin e rezultateve të lindjes dhe përmirësimin e shëndetit në fëmijët, si në kohën e lindjes, por edhe gjatë jetës së tyre”, tha Milton Kotelchuck, profesor i pediatrisë në Harvard Medical School dhe një shkencëtar i lartë në Massachusetts General Hospital, i cili nuk ishte përfshirë në artikujt e rinj.

“Me të vërtetë, pothuajse të gjitha proceset epigjenetike të rëndësishme, të gjitha zhvillimet e rëndësishme embriologjike, zhvillohen në javët e para të shtatzënisë. Kjo është kur shumë gjëra me të vërtetë po ndodhin para se njerëzit të dinë se janë shtatzënë”, tha ai.

“Zhvillimi i trurit, gjithë shtylla kurrizore, të gjithë nervat zhvillohen në dy javët e para”./Arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...