Gjermania po sheh rrezik real që armët e SHBA-së dhe Rusisë të ndeshen në tokën siriane

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në lidhje me operacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britanisë dhe Francës kundër regjimit të Assadit, është shprehur se ekziston një rrezik serioz në përballjen e drejtpërdrejtë të sistemeve të armëve amerikane dhe ruse në Siri.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”, Steinmeier, ka theksuar se sulmet e ndërmarra në Siri nënkuptojnë kundërpërgjigje ndaj përsëritjes së përdorimit të armëve kimike, përcjell AA.

“Pavarësisht nga kënaqësia e madhe që këto mizori nuk kanë mbetur pa u ndëshkuar, për herë të parë në luftën siriane që vazhdon prej 7 vitesh, ekziston një rrezik serioz në përballjen e drejtpërdrejtë të sistemeve të armëve amerikane dhe ruse në tokën siriane”, ka theksuar Steinmeier.

Presidenti i Gjermanisë theksoi se ata që kërkojnë një të ardhme paqësore në Siri duhet të mendojnë përtej sulmit të ardhshëm ajror dhe se SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi të madhe në këtë drejtim.

Pasi ka bërë të ditur se SHBA dhe Rusia duhet të hedhin hapin e parë, Steinmeier tha se “Putin dhe Trump ia kanë borxh botës këtë”.

“Nëse Washingtoni dhe Moska nuk gjejnë një rrugë që i afron në çështjen e Sirisë, atëherë është mundësia zero që të rregullohet situata në Siri”, ka thënë Steinmeier.
Ftohja e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit paraqet shqetësim, ka bërë të ditur Steinmeier, duke shprehur se “De facto tek të dy palët nuk ka më besim në bazë”.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...