BE’ja po ‘mashtron’ Serbinë lidhur me Kosovën

PUBLIKUAR

Ish ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq ka thënë se Serbia po mashtrohet nga Bashkimi Evropian në lidhje me zgjidhjen e problemit me Kosovë.

Jeremiq po e sheh si problematik antarësimin e Serbisë në BE, sipas tij edhe nëse politika serbe gjenë  zgjidhjen e çështjes me Kosovën ajo prap nuk do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan gazetametro.net.

“Është e vërtetë se është e vështirë të imagjinohet hyrja e Serbisë në BE me çështjen e pazgjidhur të Kosovës, por është gjithashtu e vërtetë se Serbia nuk bashkohet me BE edhe nëse ajo e zgjidh çështjen me Kosovën. Është e qartë se në Evropën në këtë kohë nuk ka vullnet politik të nevojshëm për pranimin e shteteve të reja, pavarësisht nëse ata kanë një çështje të hapur territoriale apo jo”, ka thënë Jeremiq gjatë një interviste me televizionin shtetëror serb.

Jeremiq i cili tani është Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, është një kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës./gazetametro.net/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...