Mike Pence, Rusisë: Jeni në anën e gabuar të historisë

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një konference për media, ka thënë se Rusia është rreshtuar gabim, kur është pyetur se cilat janë komentet e tij për qëndrimet e Rusisë në raport me Sirinë.

“Rusisë i them se jeni në anën e gabuar të historisë”, ka pohuar Pence.
“Është koha për Rusinë që ta marrë mesazhin që e dha mbrëmë Donald Trump. Ju njiheni nga shoqëria të cilën e mbani”, njofton Klan Kosova.

“Dhe Rusia ishte pajtuar të jetë garantues e marrëveshjes për largimin e armëve kimike dhe tani shohim brutalitetin e këtij monstrumi në Damask dhe kuptojmë se Rusia e ka mbështetur këtë regjim brutal”.

“Është koha që Rusia të na bashkohet kundër këtij regjimi. Sepse Rusia dhe Irani janë në anën e gabuar të historisë”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...