Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën ruse për Sirinë

PUBLIKUAR

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dështoi të miratojë një rezolutë të hartuar nga Rusia, me anë të së cilës dënonte sulmin e SHBA-së dhe aleatëve të saj ndaj Republikës Arabe të Sirisë.

Vetëm Rusia, Kina dhe Bolivia votuan në favor të projekt-rezolutës. Tetë vende votuan kundër draftit, ndërsa katër abstenuan, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

Një rezolutë ka nevojë për nëntë vota për dhe nuk ka veto nga Rusia, Kina, Franca, Britania apo Shtetet e Bashkuara për të kaluar.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara me ndihmën e Francës dhe Britanisë së Madhe ka sulmuar qendrën e prodhimit të armëve kimike në Siri të Bashar Al Assadit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...