Zgjidhni problemin e diabetit pa ilaçe

PUBLIKUAR

Mjekësia moderne këtë sëmundje në shumicën e rasteve e shëron me ilaçe, mirëpo në disa raste natyra goxha shumë ndihmon në terapinë e rregullt.

Rrika, tërshëra dhe vezët janë tre përbërësit kryesorë të cilët ndihmojnë në shërimin e kësaj sëmundjeje.

Natyrisht, kjo nuk përjashton marrjen e terapisë së rregullt dhe vizitën te mjeku, transmeton Telegrafi.

Receta me rrikën

Lajeni plotësisht një rrënjë (mos e qëroni), pritni imët nëntë thelpinj. Përzieni dhe të gjitha bashkë qitni në një kavanoz të sterilizuar.

Përbërjen qiteni në birrë taze dhe lëreni në një vend të errët të qëndrojë nëntë ditë. Pastaj kullojeni dhe pini dy ditë e para nga një lugë të vogël 2-3 herë në ditë, ndërkaq në të gjitha ditët e tjera nga një lugë supe tri herë në ditë, para ushqimit.

Kjo përbërje ka për qëllim të ulë nivelin e lartë të sheqerit në afat prej një muaji dhe ta mbajë nën kontroll.

Receta me tërshërë

Qitni 50 gramë kokrra tërshëre në gjysmë litri ujë të valuar, por të ftohur. Përbërjen zieni në zjarr të ulët, 10 – 15 minuta, mirëpo kujdesuni të mos vlojë.

Hiqeni nga zjarri, mbulojeni me kapak dhe lëreni të qëndrojë një orë. Kullojeni dhe qiteni në shishe sterile.

Pijen e përgatitur e pini 3-4 herë në ditë nga gjysmë gote para ushqimit. Kjo sasi duhet t’ju zgjasë midis 2 deri në 3 javë.

Receta me vezë

Tundni një vezë, në të kulloni lëngun e një limoni. Përbërjen përzieni mirë dhe merreni çdo mëngjes në lukth të thatë.

Të pihet së paku dy javë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...