Komuna e Lipjanit ka filluar përgatitjet me IFC/Bankën Botërore për fillimin e projektit “Përmirësimi i Klimës së Investimeve II përmes thjeshtëzimit të procedurave administrative”

PUBLIKUAR

Me qellim të përmirësimit të kushteve të të berit Biznes, Komuna e Lipjanit ka filluar përgatitjet me IFC/ Bankën Botërore për fillimin e projektit “Përmirësimi i Klimës së Investimeve II përmes thjeshtëzimit të procedurave administrative”.

Ky projekt ka për qëllim që të evidentoj të gjitha lejet, licencat, pëlqimet dhe procedurat administrative në një regjistër elektronik dhe pastaj të zbatoj thjeshtëzimin e gjithanshëm rregullator të këtyre licencave, lejeve, miratimeve, certifikatave dhe dokumenteve tjera relevante.

Kjo do të ndikoj në zvogëlimin e mëtutjeshëm të kostos dhe kohës së sektorit privat përmes rritjes së efektivitetit dhe përmirësimit të shërbimeve administrative komunale.

Drejetorati për Ekonomi dhe Zhvillim ka dërguar propozimin për aprovim të grupit punues për këtë projekt.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...