Inspektorët në Lipjan gjatë muajit Mars kanë hasur në mish të të pa përdorshëm në Lipjan, bëhet e ditur se janë gjetur rreth 62 KG mish të pa përdorshëm.
“Është organizuar një aksion ku është bërë inspektimi i marketeve në qytet dhe fshatra, në veçanti i sektori i mishit dhe produkteve të tij si dhe i mishtoreve ku gjatë inspektimit është gjetur mish dhe suxhuk i pa përshtatshëm për konsum në vlerë prej 62 KG, malli është asgjësuar në vend”, thuhet në raport nga Inspektorati.
Po ashtu bëhet e ditur se ndaj subjekteve afariste është bërë kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje (Fletëparaqitje).
/LipjaniNews/


