Maska që largon aknet dhe irritimet e lëkurës

PUBLIKUAR

Kjo maskë që do të shihni më poshtë është natyrale dhe do ju ndihmojë të largoni aknet, shenjat dhe skuqjen e irritimin e lëkurës tuaj.

Përbërësit:

1 lugë çaji mjaltë natyral

1 lugë çaji arrë myshku

1 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë gjelle pluhur kanelle

Si ta përgatisni?

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë derisa të krijohet një masë homogjene. Në rast se lëkura juaj është më sensitive, atëherë shtoni më shumë mjaltë.

Vendoseni maskën në fytyrë, dhe sigurohuni që të keni kujdes në pjesën e syve dhe gojës.

Lëreni maskën të qëndrojë për 10 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën më ujë të vakët, transmeton Klan Kosova.

Pas shpëlarjes së fytyrës, vendoseni një krem për fytyrën.

Keni parasysh, se nëse keni një ndjesi shpimi nuk është asgjë shqetësuese, sepse kjo do të zhduket shumë shpejt.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...