POLIS organizoi punëtorinë me grupin punues për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijeve në Komunën e Lipjanit.
Në bazë të memorandumit të mirëkuptimit në mes të POLIS dhe Komunës së Lipjanit, që rrjedhë nga projektit “Përmirësimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndërgjegjësimi i të drejtave të fëmijëve, grupi punues është angazhuar mjaft shumë në këtë drejtim. Poashtu edhe gjatë kësaj punëtorie është dhënë kontribut i mjaftueshëm në hartimin e Draft Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijeve. Konkretisht është arritur që të përpilohen objektivat dhe masat konkrete për secilën objektivë të paraqitur në strategji.
Ky projekt është shpërblyer në kuadër të projektit “Protection of Child Rights in Kosovo” financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe mbështetur nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF



