Gjatë ditës së sotme Komuna e Lipjanit ka zhvilluar konsultime publike ndërmjet donatorëve të mundshëm nga fondacioni Sfidat e Mileniumit në Kosovë, me banorët e ndërtesave në bashkëpronësi, të cilat kanë përfituar nga projekti i Bankës Botërore për themelim të shoqatave të pronarëve në bashkëpronësi si dhe hartim detal të projekteve për investime të mundshme në energji efiçiente.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka falenderuar përfaqësuesit e fondacionit Sfidat e Mileniumit që kanë vizituar sot Lipjanin për të parë nga afër mundësitë në ofrimin e donacioneve. Ai po ashtu ka kërkuar nga banorët që të bëjnë listimin e prioriteteve për rregullimin e objekteve të tyre banesore. Kryetari Ahmeti ka shprehur gadishmërinë e Komunës për të participuar në bashkëfinancimin e realizimit të këtij projekti.
Edhe përfaqësuesit e objekteve banesore u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në dobi të realizimit të projektit me qëllim të krijimit të ambienteve më të mira të objekteve shumëbanesore.
Arrijnë donatorët e parë të mundshëm për investime në energji efiçiente për ndërtesat në bashkëpronësi
PUBLIKUAR


