Kryetari Komunës së Lipjanit përmes një postimi në facebook ka thënë se disa nga figurat publike, deputet e bartës të funksioneve të tjera publike sikur kanë harruar problemet e vërteta të bazës deleguese përkatësisht të elektoratit të tyre mbështetës.
Sipas Ahmetiti temat e mëdha siç na servojnë për çdo ditë përmes projeksioneve politike krejtësisht me qartësi shmangin ballafaqimin me problemet akute të qytetarëve.
“Kështu zhvendosin në plan të dytë mundësit e luftimit të dukurive negative në shoqëri përkatësisht nevojën e prosperimit të mirëqenies së qytetarëve.
Kthehuni në bazë, atje ku hallet dhe preokupimet e qytetarëve duhet të jenë prioritet – Ballafaqonu me problemet reale dhe me çështjet konkrete të publikut, ndonse e dimë që ju merreni me “punë të mëdha”, tha Ahmeti.
“Mos e prisni vetëm kohë e zgjedhjeve qendrore kur ju duhet mbështetja të komunikoni e vizitoni adresat tuaja deleguese. Agjendat elektronike, portalet e mediumet prej nga provohet promovimi i besimit nuk mjaftojnë për të konsideruar shkëputjen larg komunikimit me qytetar -larg ballafaqimit me votuesit për çështje konkrete.Zakonisht na vizitoni në fushata zgjedhore e në veçanti në tubimet e gatshme elektorale sa për ndonjë selfie, dhe krejt në fund të fushates ata që nuk marrin mjaftueshëm mbështetje fajsojnë të tjerët, e fituesit janë vetë meritorë. Praktika e deritanishme duhet ndërruar”, shtoi ai.
“Kosova ka nevojë për një sistem zonal zgjedhor, me përfaqësim të drejtpërdrejt. Guri i rënd peshon më së miri në vend të vetë”, ka shkruar Ahmeti.


