Familja Terpeza fal gjakun familjes Bllaca në Ribar të Madh (VIDEO)

PUBLIKUAR

Sot, familja Terpeza ka falur gjakun familjes Bllaca në Ribar të Madh.

Dje në mëngjes në një aksident trafiku kishte humbur jetën Fatmir Terpeza nga Ribar i Madh.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot, ku në mesin e shumë Hoxhallarëve dhe përfaqësuesve të fshatit Ribar është bërë falja e gjakut mes të dyja familjet.

Ceremonia e pajtimit mes dy kryefamiljarëve u bë pran varrin tashmë të ndjerit Fatmir Terpeza.

Ndërsa, Hoxhë Zaim Baftiu ka thënë se Allahu i madhëruar prej shumë emrave të tij të bukur e ka edhe njërin emër të tij, i cili është falës.

“Allahu dëshiron që cilësinë e emrave të tij ta kenë edhe njerëz në këtë tokë, familjes Teperza sot nuk ka dyshim që ju ka mbyll një derë, por me gjithë atë në këto momente iu hapet një derë e madhe e cila e ka emrin dera e nderimit, dera e faljes, dera e mirëkuptimit, dera e dashurisë që allahu i madhëruar që faljen e tyre asnjëherë nuk do ta harron”, tha Bajftiu.

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...