Ekonomia e Shqipërisë do rritet me 3.9%

PUBLIKUAR

Standard & Poor’s konfirmoi ditën e mërkurë klasifikimin e kredive B / B për Shqipërinë, në lidhje me borxhet afatshkurtër dhe afatgjatë të vendit.

“Ne presim që ndryshimi vjetor i borxhit të përgjithshëm të qeverisë së Shqipërisë të tkurret nën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në dy vitet e ardhshme, ndërsa gjatë periudhës 2012-2014 kjo shifër ishte 5 për qind”, tha agjencia në një raport të vlerësimit.

Në lidhje me rritjen ekonomike, Standard & Poor’s mban të pandryshuar parashikimin e saj të mëparshëm.

Sipas vlerësimit, ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.9 për qind gjatë periudhës 2015-2017 dhe borxhi i qeverisë do të bie nga 60% duke filluar nga viti 2018.

Raporti tha se agjencia parashikoi se borxhet e Shqipërisë do të kenë një performancë pozitive gjatë këtij viti, në drejtim të konsolidimit fiskal dhe reduktimit të borxhit. Kjo është edhe kërkesë e bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për institucionet shtetërore financiare shqiptare.

Një tjetër hap pozitiv ka qenë mosndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në normën e monedhës, e cila është nga S & P si një shenjë e ringjalljes ekonomike.

Raporti i vlerësuar e vlerëson një hap pozitiv reformën që qeveria ka ndërmarrë në fuqizimin e institucioneve financiare dhe të menaxhimit të financave të sektorit publik. Nga viti 2013 qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma strategjike, shumica e të cilave kanë prodhuar rezultate pozitive në ekonomi.

Këto reforma kryesisht janë fokusuar në sistemin e energjisë, pensionet, doganave dhe administratës tatimore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...