Shkencëtarët kanë studiuar dëmin e lodrave të fëmijëve të cilat i përdorin kur lahen dhe kanë mbetur të befasuar

PUBLIKUAR

Shkencëtarët zviceranë dhe ata amerikanë kanë konstatuar që lodrat nga goma,të cilat fëmijëve ua japim kur lahen, janë plot baktere të ndryshme.

Hulumtuesit i kanë numëruar mikrobet të cilat kanë notuar brenda patave (lodra ngjyrë të verdhë) dhe kanë thënë që lëngu i cili zbrazet kur shtypen ka përmbajtur “baktere potenciale patogjene”, në katër prej pesë lodrave të kontrolluara.

Siç theksohet, bakteret e gjetura përfshijnë legionelën dhe pseudomonasaeruginosin, bakter i cili shpesh lidhet me infeksionet spitalore, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët janë befasuar me sasinë shumë të madhe, madje edhe deri në 75 milionë qeliza për centimetër katrorë dhe me baktere të tjera të ndryshme dhe kërpudhave në këto lodra.

Derisa sasi të caktuara të baktereve mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit të fëmijëve, disa gjithashtu mund të shkaktojnë infeksione të syve, veshëve dhe zorrëve, thonë hulumtuesit.

Studimin e kanë bërë Instituti Federal Zviceran i Shkencave Ujore dhe i Teknologjisë dhe Universiteti i Ilinoisit, ndërkaq është publikuar në revistën “Biofilms and Microbiomes”.

Theksohet që ky është një ndër hulumtimet e para serioze të këtij lloji./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...