Volkswagen konfirmon prodhimin e makinave të reja SUV, me forma shumë më të vogla (Foto)

PUBLIKUAR

Makinat do të quhen ”Volks-SUV”, janë më të vogla se Tiguan dhe u dedikohen njerëzve

Derisa tërë prodhuesit e veturave, bënë ndryshime dhe përshtatën dizajnet për makina të vogla SUV, Volkswagen befasoi duke lansuar T-Roc dhe Tiguanin e ri, pa plotësuar kërkesat e tregut, transmeton Telegrafi.

Por, gjatë një aktiviteti gjatë javës së kaluar, Herbert Diess që është njëri prej drejtuesve në VW, ka thënë se do të lansohet një SUV i ri, shumë më i vogël se Tiguan. “Kjo veturë do të ndërtohet në Portugali dhe do të transportohet fillimisht në Meksikë. E kemi quajtur ‘Volks-SUV’, që nënkupton se është e dedikuar për njerëzit” ka thënë Diess.

Sipas tij, do të lansohet fillimisht në Shtetet e Bashkuara, pastaj në Argjentinë dhe Rusi, ndërsa deri më 2020 do të jetë prezent në tërë botën. Thuhet se prodhimi do të fillojë gjatë muajit gusht, ndërsa nuk dihet se kur do të prezantohet. Sipas zyrtarit të Volkswagen, kjo makinë pritet të shitet nga 400 mijë njësi në vit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...