Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka folur rreth seancës së djeshme që është mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ku me shumicën e votave ka kalur demarkimi i kufirit me Malin e Zi.
Ahmeti ka shkruar se nga sot rritet shpresa për qytetarët kosovarë të ndihemi të barabartë e të integruar me popujt europian.
Postimi i plotë nga Ahmeti:
Më në fund përfundoi diçka që ishte e ditur që do të përfundonte në dimensionin dhe përmbajtjen siç ishte para tre viteve.
Shpresojmë në veprimet e BE-së në dobi të liberalizimit të vizave kaq të pritëshme nga qytetarët tonë.
Nga sot rritet shpresa për qytetarët kosovarë të ndihemi të barabartë e të integruar me popujt europian.
Më në fund përshëndesim reflektimin pozitiv të disa deputeteve që për gati tri vite e mbajtën peng këtë proces.
Më mirë vonë se kurrë!


