Ilaçet jo antibiotikë promovojnë rezistencë antibiotike

PUBLIKUAR

Përdorimi i përhapur i antibiotikëve inkurajon patogjenët që janë drejtuar kundër efekteve të tyre. Kjo është e ditur.

Por antibiotikët shkaktojnë dëme edhe ndaj specieve jo të synuara, kështuqë këto gjithashtu kanë tendencë të evoluojnë imunitetin, transmeton portali arbresh.info

Mëqenëse shumica e antibiotikëve merren me gojë, shumë bakterie që jetojnë në mënyrë paqësore në zorrën e njeriut janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj presioneve të tilla evolucionare.

Pasojat mjekësore të kësaj janë të keqkuptuara, pjesërisht për shkak se bakteriet e zorrëve janë anaerove, që do të thotë se ata lulëzojnë vetëm në mungesë të oksigjenit.

Lisa Maier nga Laboratori i Biologjisë Molekulare Evropiane në Heidelberg dhe kolegët e saj, megjithatë, kanë rritur 40 nga llojet më të zakonshme të tyre në kushte anaerobe.

Ata më pas kanë ekspozuar këto kultura në qindra droga për një sërë sëmundjesh, në llojet e përqendrimeve që mund të hasen në zorrën e njeriut.

Studimi i publikuar në “Nature” ka gjetur një rrugë të papritur me anë të së cilës bakteriet e zorrëve mund të bëhen rezistent ndaj antibiotikëve.

Nga medikamentet që janë studiuar, 156 ishin antibakterialë (144 antibiotikë dhe 12 antiseptikë). Por 835 të mëtejshëm, të tilla si ilaçet kundër dhimbjeve dhe tabletat e presionit të gjakut, nuk kishin për qëllim të dëmtonin bakteret.

Studimi ka gjetur se efektet e antibiotikëve në tru mund të jenë rezultat i ndikimit të tyre në flotën e zorrëve./Arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...