Investoi BE’ja, por çelësat e qendrës i mban shoferi i Agim Bahtirit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Akoma nuk është përuruar, por qendra ‘Omni Sport’ e ndërtuar me para të taksapaguesve evropianë ka nisur të pikojë.

Pa mbikëqyrje e me zhagitje të punëve, salla e cila është cilësuar me kushte moderne, po përcillet me probleme akoma pa u futur në punë, shkruan gazetametro.net.

Por, përveç disa dëmeve, në këtë sallë është edhe një problem tjetër. Sipas Policisë në Mitrovicë, disa persona po e shfrytëzojnë këtë sallë, ani pse nuk është përuruar akoma. Për ta nuk ka shumë të dhëna se kush janë, por konfirmohet se aty po futen me ‘izë’ të shoferit të kryetarit Agim Bahtiri.

“Askush nuk e ka idenë se kush janë personat që me leje të këtij personi janë duke e shfrytëzuar këtë palestër ilegalisht ende pa u bërë përurimi i saj. Sipas disa informatave pikërisht disa kushërinj të Agim Bahtirit janë individët që luajnë volejboll për qefin e tyre”, thonë nga Policia.

Burimet sqarojnë se ‘bosi’ i qendrës së ndërtuar me paratë e BE’së është bërë shoferi i kryetarit të komunës, Nehat Bahtiri, i cili është edhe nip i Agim Bahtirit.
Në të majtë, nipi i Agim Bahtirit, i cili u bë së fundmi shofer i tij
Madje, siç mësohet, në këtë sallë nuk ka qasje askush pasi çelësi i vetëm i saj është në xhepin e shoferit.

Qasje nuk ka as numri një i sportit në Mitrovicë, drejtori Tafil Peci. Ky i fundit zor se do të tentonte të mos i shkonte për shtat qejfeve të kryetarit, pasi ai u bë drejtor muaj më parë, ani pse kishte qenë pjesë e LDK’së.

Ndryshe, kjo qendër është përfunduar tash së fundmi, mirëpo ishte zhagitur së ndërtuari pasi i gjithë projekti i BE’së në Mitrovicë kishe pasur probleme me fonde.

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...