Avokatët e Trump i kërkojnë 20 milionë dollarë për dëmet, pornostares Stormy Daniels

PUBLIKUAR

Avokatët e Presidentit amerikan Donald Trump kërkojnë 20 milionë USD për dëmet nga një aktore pornoje, që thuhet se shkeli një marrëveshje për të heshtur, të firmosur para zgjedhjeje të 2016-ës. Ata argumentojnë se Stormy Daniels e shkeli marrëveshjen së paku 20 herë, njofton BBC, citon Syri.net.

Aktorja pretendoi se kishte pasur një lidhje me Trump, që filloi në 2006 dhe zgjati disa muaj.

Avokati i Presidentit, Michael Cohen, ka thënë se ai i pagoi asaj 130 mijë dollarë nga vetat për të heshtur. Kjo është hera e parë që Presidenti Trump është përfshirë direkt në çështje. Ai e kishte “mohuar me forcë”, çështjen për të cilën dyshohej.

Avokati që u mor me Stormy Daniels, e cila realisht quhet Stephanie Clifford këtë muaj ngriti një padi ndaj saj.

Michael Avenati tha se ngritja e padisë prej firmës ligjore që përfaqësonte Presidentin ishte “e paprecedentë” dhe “një tjetër taktikë ngacmimi” kundër saj.

Zonja Clifford tha se marrëveshja e 2016 ishte e pavlefshme pasi Trump nuk e kishte firmosur atë.

Ajo së pari pretendoi se pati marrëdhënie seksuale me Trump në 2011 në një intevistë për revistën InTouch. Historia doli para publikut në fillim të këtij viti kur u shfaqën raportime se ajo ishte paguar për të mos e diskutuar këtë çështje të dyshimtë, para zgjedhjeve të 2016-ës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...