Makina elektrike e printuar në 3D brenda tri ditëve, ka çmim mjaft të arsyeshëm (Foto)

PUBLIKUAR

LSEV është vetura revolucionare, që mund të printohet 3D brenda tri ditëve, mund të fillojë të shitet gjatë vitit që vjen në Evropë dhe Azi.

Prodhuesi parashikon që kjo makinë elektrike, të jetë gati gjatë prillit të vitit që vjen dhe të kushtojë 8,500 euro, transmeton Telegrafi.

Me vetëm dy ulëse dhe format të ngjashëm me makinat Smart – është i lartë 1.5 metra, ka gjatësi prej 2.5 metrave, ndërsa është i gjerë 1.3 metra.

Peshon 450 kilogramë, ndërsa mund të arrijë deri në 70 kilometra në orë, derisa mund të lëvizë për 150 kilometra me një mbushje të vetme.

Materialet që përdoren për ta punuar atë janë shumë të lehta dhe mund të sistemohen shumë mirë, me anë të kësaj teknike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...