Audi R8 mund të largohet nga prodhimi, pa u lansuar gjenerata e dytë (Foto)

PUBLIKUAR

E ardhmja nuk duke aq e ndritur, për një prej makinave sportive nga Audi

Ka vetëm dy vjet, që është lansuar gjenerata parë e Audi R8, ndërsa ka edhe disa vite jetë, transmeton Telegrafi.

Por, me punimin e modelit që do t’i bëjë konkurrencë Lamborghini Huracan, duket se e ardhmja e kësaj makine nuk është aq e ndritur. Deri më tani, ka pasur mjaft lajme, se modeli R8 mund të hiqet nga prodhimi më 2020, por nuk ishin aq të besueshme, derisa nuk u dha një gjysmë konfirmim. Peter Mertens, që është një prej anëtarëve të bordit në Audi, ka konfirmuar se R8 nuk do të ketë gjeneratë të tretë.

“Ka jetë të gjatë, do të jetë në rregull. Unë i nervozoj kolegët, me kërkesën që të ketë trashëgimtarë, por ata më kundërshtojnë. Unë u them, se kurrë nuk duhet thënë kurrë”, ka thënë Mertens. Megjithatë, nuk ka treguar nëse do të ketë së paku një trashëgimtar, apo kjo makinë sportive do të zëvendësohet me një tjetër.

Tashmë dihet se shitjet dhe kërkesa për të ishin shumë të vogla, duke bërë që shpresat për një gjeneratë tjetër janë gati të pamundshme. Kjo vjen pasi Audi është duke u interesuar në makina elektrike, si dhe hibridët gjysmë elektrik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...