Kryeministri i Spanjës s’merr pjesë në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, shkak Thaçi

PUBLIKUAR

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, po planifikon të mungojë në një samit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj

Mediet spanjolle raportojnë se ai kësisoj po do ta shmangë fotografinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë Samit, transmeton Klan Kosova.

Sipas gazetës më të madhe spanjolle, “El Pais”, Rajoy ka frikë se një fotografi e mundshme me Thaçin do të përdoret nga liderët Katalonjës për kauzën e tyre për pavarësinë.

Kjo gazetë raporton duke iu referuar burimeve se BE-ja po shqyrton mundësinë që flamuri i Kosovës të mos figurojë afër flamujve të shteteve të tjera të Ballkanit në mënyrë që Rahoy të jetë i pranishëm në këtë samit.

Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...