Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut në Suedi, a po përgatitet takimi i Trumpit me Kim Jong-un?

PUBLIKUAR

Ministri i jashtëm koreano-verior ndodhet në Suedi për një vizitë surprizë, pak para takimit të mundshëm mes Donald Trump dhe Kim Jong-un.

Phenian deklaroi se vizita e ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut në Suedi ishte për marrëdhëniet dypalëshe. Suedia ka një histori të gjatë të ndërmjetësimit të Washingtonit dhe Phenianit.

Vizita e Ri Yong-ho ka nxitur spekulime se ai mund të jetë pjesë e përgatitjeve për samitin e SHBA-Kore e Veriut.

Kryeministri suedez: “Nëse aktorët kryesorë duan që Suedia të luajë një rol atëherë ne jemi të gatshëm ta bëjmë”.

Presidenti Donald Trump javën e kaluar pranoi ftesën për bisedime të drejtpërdrejta me Kim Jong-un.

Gjithsesi nuk ka qenë fjala zyrtare e Koresë së Veriut, përderisa ftesa u dërgua me anë të zyrtarëve koreano-jugorë në Washington.

E quajtur ndryshe edhe loja politike e shekullit të 21-të. /oranews.al/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...