Udhëkryqi i aksidenteve (VIDEO)

PUBLIKUAR

Derisa ishte premtuar se do të ndërtohej një rrethrrotullim, ai përfundoj si udhëkryq. Është fjala për një pjesë që lidhet nga Lipjani në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Burim Ukshini nga Lipjani pret çdo ditë më u lidhë me magjistralen Prishtinë – Ferizaj, por kjo nuk është brenga e tij e vetme.

“Kur do të përfundoj rrethrrotullimi nuk e di. Veturat po prishen dhe ne po kemi problem sepse aksidente po ka vazhdimisht”, ka theksuar ai.

Ky udhëkryq po u shkakton problem banorëve të Lipjanit dhe Janjevës, sepse ata duhet të presin të lidhen me magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

RTV Dukagjini ka pritur tërë ditën përgjgije lidhur me planin e Ministrisë së Infrastrukturës (MI), por ministria nuk ka dhënë përgjigje, e kalimtarët deri te rregullimi i këtij problemi duhet të kenë kujdes të shtuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...