Konflikti në Siri hyn në vitin e tetë, mbi 350,000 njerëz të vrarë

PUBLIKUAR

Konflikti në Siri ka vrarë mbi 350,000 njerëz, ka zhvendosur më shumë se gjysmën e popullsisë dhe ka lënë pjesën më të madhe të vendit nën rrënoja.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se ka regjistruar vdekjen e 353,935 njerëzve që nga nisja e konfliktit në mars të vitit 2011.

Të vrarët përfshijnë 106,390 civilë, prej të cilëve 19,811 fëmijë, thuhet në shifrat e publikuara sot.

Në një vend me një popullsi prej 23 milionë banorësh para luftës, Kombet e Bashkuara vlerësuan se 6.1 milionë njerëz janë zhvendosur nga luftimet.

Handicap International, një organizatë joqeveritare franceze, tha se një milion njerëz janë plagosur në luftë.

Konflikti në Siri, që ka nisur më 15 mars të vitit 2011, me goditjen e Qeverisë së presidentit Bashar al-Assad mbi protestat paqësore, hyn këtë javë në vitin e tetë. /rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...