Nuk ka ende kontakte të drejtpërdrejta mes Amerikës dhe Koresë së Veriut

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur ende kontakte të drejtpërdrejta me udhëheqësit koreano-veriorë për çështjen e samitit të planifikuar të liderëve të dy vendeve për programin bërthamor të Phenianit, por mbetet në pritje, deklaroi sot në Abuxha sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

”Nuk kemi patur një përgjigje të drejtpërdrejtë nga ana e Koresë së Veriut megjithëse ne mbetemi në pritje”, tha ai për median vendase gjatë vizitës në Nigeri, ndalesa e fundit në turneun e tij në Afrikë.

Njoftimi i këtij samiti është një zhvillim i fundit, ku do të ketë disa faza që do të nevojiten për të rënë dakort për vendin dhe qëllimin e këtyre diskutimeve, përcjell Atsh.

Ende nuk është rënë dakort për vendin e diskutimeve, pas njoftimit të samitit historik midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...