Çfarë ndodh kur konsumoni mjaltë dhe uthull molle në mëngjes?

PUBLIKUAR

Mjalta dhe uthulla e mollës kanë shumë përfitime shëndetësore për trupin tuaj.

Mjalti është një produkt natyral që është përdorur qysh moti për efektet e mira terapeutike. Por nëse shtoni edhe pak uthull të mollës, ju do të keni një ilaç të jashtëzakonshëm natyral.

Këta dy përbërës të kombinuar bashkë pa dyshim se do të bëjnë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, transmeton Klan Kosova.

Ky kombinim ndihmon me artritin, tretjen jo të mirë, infeksionet e ndryshme dhe probleme të tjera shëndetësore.

Përveç kësaj, kjo përzierje e fuqishme mund të rrisë energjinë tuaj, të rregullojë shtypjen e gjakut, të ndihmojë me problemet e lëkurës si dhe t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Këto dy përbërës veprojnë mrekullisht në trupin tuaj, sepse ato janë alkalike dhe rregullojnë nivelin e pH në trup.

Por si ta përgatisni këtë pije të shëndetshme?

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle uthull molle

1 gotë ujë

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe konsumojeni këtë pije 20 minuta para mëngjesit.

Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë por konsultoheni megjithatë me mjekun sepse konsumimi i vazhdueshëm i uthullës së mollës mund të jetë edhe e dëmshme për shëndetin tuaj./Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...