Aksident i rëndë trafiku në Grackë të Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Grackë të Lipjanit, njofton Klan Kosova.

Rasti, ku një nga veturat e përfshira në aksident është shkatërruar krejtësisht, ka ndodhur rreth orës 14:00.

Aksidentin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa ka edhe të lënduar me lëndime trupore”, ka thënë ajo.

Klan Kosova ka biseduar me disa dëshmitarë që e kanë parë aksidentin. Ata kanë thënë se besojnë të kenë parë edhe viktima, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

 

SHIKO MË SHUMË

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...