Në Rrugën “Gjergj Fishta”, në Lipjan në ora 21:50 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës, thotë Policia.
Arrestime të tilla ka pasur edhe në Vërmicë e Besi të Prishtinës.
- PKK-Vërmicë 07.03.2018-23:35. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
- Fshati Besi, Prishtinë 08.03.2018-13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës .


