Prezantohet makina e parë fluturuese, lëvizë me 180 kilometra në orë në rrugë dhe qiell (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi holandez Pal-V International, e ka prezantuar në Geneva Motor Show 2018, versionin e makinës fluturuese, që është e gatshme të hyjë në prodhim.

Personal Air and Land Vehicle apo Pal-V, që mund të arrijë 180 kilometra në orë, gjatë lëvizjes në rrugë dhe derisa fluturon në qiell, do të kushtojë rreth gjysmë milioni euro, transmeton Telegrafi.

Makina i ka tri rrotë dhe në të mund të ulen dy persona, është legale dhe mund të lëvizë nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Është e ndërtuar nga fibra e karbonit, titani dhe alumini, ndërsa peshon 680 kilogramë.

Për të nisur fluturimin i duhet pista prej 165 metrave, teksa për aterrim i nevojiten vetëm 30 metra. Pas gjashtë vitesh testimesh, PAL-V më në fund është gati për prodhim dhe mund të jetë makina e parë fluturuese në botë.

Gjatë vitit që vjen, kompania pret t’i punojë 50 deri në 100 njësi, teksa gjatë 2020-ës edhe disa më shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...