Çfarë ndodhë me trurin kur zemra ndalon së punuari?

PUBLIKUAR

Një valë e aktivitetit elektrik në trurin ton i quajtur ‘përhapja e depresionit’ duket se shënon momentin përfundimtar para vdekjes, sipas hulumtuesve.

Ekspertët që studiojnë aktivitetin e trurin në pacientët para vdekjes vëzhguan një varg aktivitetesh që duket se i paraprin ‘shukjes’ së organit më vital të njeriut, transmeton portali arbresh.info

Të gjeturat sugjerojnë që vetëdija do të jetë e pranishme edhe disa minuta pasi që pjesa tjetër i trupit ndalon së treguari shenja jeta, duke rritur mundësinë deri në pesë minuta të procesit të mbylljes së trurit të mund të ndryshojë.

Një ekip neurologësh, përfshirë nga Charité–Universitätsmedizin Berlin vazhdimisht monitoruan sinjalet elektrike të trurëve të nëntë personave në kohën kur po vdisnin.

Secili nga pacientët kishin dëmtime fatale të trurit dhe kishin urdhra për mos kthim në jetë.

Ekspertët shpresonin që duke vendosur elektroda në trurin e subjekteve të testit, ata do të mund të zbulojnë mekanizmat dhe kohën e ngjarjeve gjatë procesit të vdekjes.

Ata gjetën që edhe pesë minuta pasi që zemra ndalon së punuari, qelizat e tyre të trurit apo neuronet mund të funksionojnë ende.

Gjetjet e plota u botuan në revistën Annals of Neurology./Arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...