Në kuadër të vendosjes së strukturave të reja të Asociacionit të Komunave të Kosovës, u organizua takimi i Kolegjiumit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me qëllim njoftimin e drejtorëve të rinj komunal për veprimtarinë e AKK-së, rolin në aktivitetet lobuese, përfshirë adresimin e kërkesave të komunave në proceset legjislative për të ndihmuar në analizimin e çështjeve të pushtetit lokal.
Në këtë takim njëherësh është shqyrtuar dhe miratuar rregullorja e punës me qëllim organizimin e punës së brendshme të Kolegjiumit, si dhe plani i punës në realizmin e objektivave e koordinimin e aktiviteteve gjatë shqyrtimit të projektligjeve të reja apo plotësim ndryshimit të ligjeve në fuqi.
Në funksion të drejtimit dhe udhëheqjes së re është bërë përzgjedhja e Kryesisë dhe e Kryesuesit të këtij Kolegjiumi. Kështu Kryesuese e Kolegjiumit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është zgjedhur znj. Vlora Limani-Hajnuni – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Lipjanit kurse Zv.kryesues i këtij Kolegjiumi është zgjedhur z. Ibush Mjekiqi – Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Obiliqit.
Ndërsa anëtarë të tjerë të Kryesisë së Kolegjiumit u zgjodhën Drejtorët e Shëndetësisë të Komunave: Klinë, Prizren, Vushtrri, Graçanicë, Pejë, Suharekë dhe Dragash.



