Filloi edicioni i 88-të i Geneva Motor Show (Foto)

PUBLIKUAR

Është hapur Geneva Motor Show 2018, që do të jetë i hapur deri më 18 mars

Pas përgatitjeve disa mujore dhe lajmeve për makinat që do të prezantohen në të, është hapur panairi i Gjenevës – ngjarja më e rëndësishme në botë,  e këtij lloji, transmeton Telegrafi. Brenda dhjetë ditësh, prodhuesit e makinave kanë mundësi të tregojnë risitë e tyre, ndërsa entuziastët të përjetojnë nga afër modelet e preferuara.

Shumica prej veturave të reja, janë ende të mbuluara dhe pritet t’i shohim gjatë ditëve në vijim. Disa të tjera, ashtu siç edhe pritej, i kemi parë në fotografitë e rrjedhura.

Fokusi kryesor gjatë edicionit të 88-të, do të jetë veturat autonome, elektrike dhe si dhe mundësia që ato të shmangin ndotjen e ambientit. Janë 180 ekspozues të regjistruar, që do të tregojnë kreacionet e tyre të fundit, ndërsa në fund do të kemi edhe fituesit në kategoritë kryesore. Nuk pritet të mungojnë befasitë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...