Ndjekësit e alienëve: Një anije kozmike e alienëve është rrëzuar

PUBLIKUAR

Gjyetarët e alienëve janë të bindur se një objekt misterioz që e kanë parë nga Google Earth është një anije kozmike e rrëzuar, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Kjo masë, që ende nuk është identifikuar u zbulua në afërsi të Antarktidës, në një ishull të largët  ku jetojnë vetëm 20 njerëz.

Teoricentët e web’it në një faqe të njohur për alienë të quajtur “Secureteam10”, e përdorën hartën satelitore për të zmadhuar dhe për të parë më afër anijen kozmike.

Gjurmë të çuditshme mund të shihen rreth objektit, që lë të nënkuptohet se ajo rrëshqiti nëpër borë nëpër një distancë të madhe, para se të ndalej.

Këto pamje u publikuan të shtunën në Youtube dhe deri më tani është parë më shumë se 150.000 herë.

Disa persona besojnë se bëhet fjalë për jashtëtokësorë, ndërsa, disa të tjerë thonë që mund të jetë thjesht një shkëmb që është shtyrë nga akullnaja që ndodhet afër saj./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...