Bentley pritet të shpalosë një ‘model të ri ngacmues’ (Foto)

PUBLIKUAR

Gjatë organizimit të Geneva Auto Show, Bentley do të shpalosë një surprizë, për të cilën askush nuk di gjë

Prodhuesit e ndryshëm kanë bërë prezantime dhe lajme të shumta, duke na treguar se çfarë do të shohim prej tyre në edicionin e këtij viti të panairit të Gjenevës, transmeton Telegrafi. Tashmë kemi parë disa makina të profilit të lart si Ferrari 488 Pista dhe Porsche 911 GT3 RS, ndërsa kanë mbetur edhe shumë befasi të pa treguara. Ka pasur fjalë se mund të shohim diçka edhe prej Aston Martin, gjë që la të besohet se mund të jetë modeli i ri Valkyrie.

Prodhuesi tjetër britanik që do të jetë në atë organizim është Bentley, që ka konfirmuar se do të merr pjesë me një ‘model të ri ngacmues’, por që askush nuk e ka idenë se çfarë është kjo makinë misterioze. Sipas disa spekulimeve, mund të jetë Continental GT pasi konceptin e kësaj veture e kemi parë në Frankfurt Motor Show. Apo mund të jetë Flying Spur, pasi një prototip është parë teksa testohej në shtigjet me borë.

Mirëpo, po të ishin këto modele, Bentley nuk do ta linte pa bërë ndonjë prezantim të mëhershëm. Hibridi apo kupeja SUV Bentayga, është teoria tjetër e përfolur se mund të prezantohet në organizim. Por, për të gjitha këto mbetet të shihet. Çfarë është konfirmuar deri më tani, është se do të shohim Bentayga V8 krahas Continental GT. Divizioni i personalizuar nga Mulliner, do të shfaqë të veçantin Flying Spur W12 me ulëse të shkëlqyera lëkure dhe linja me përfundime të përkryera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...