Katër pasojat më të dëmshme të ëmbëltuesve artificialë: Nuk janë aspak më të mirë se sheqeri!

PUBLIKUAR

Ëmbëltuesit artificialë, sipas rregullit, nuk përmbajnë kalori dhe prodhojnë më pak dëm në organizëm sesa sheqeri.

Ky zëvendësim mund të mashtrojë receptorët e shijes në gjuhë, të cilët janë përgjegjës për ëmbëlsinë. Janë shumë të ëmbël, andaj me kënaqësi u shtohen ushqimit dhe pijeve të shënuara si dietale.

Natyrisht, ëmbëltuesit nuk kanë kalori, mirëpo kjo nuk e siguron njerëzimin nga epidemitë dhe obeziteti, madje mund edhe ta përkeqësojë situatën. Dobia nga ëmbëltuesit artificialë është temë kontradiktore.

Disa nga këta ëmbëltues janë edhe deri në një mijë herë më të ëmbël se sheqeri. Kështu që, herën tjetër, kur dëshironi të merrni ëmbëltues artificial, mendoni mirë, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë disa gjëra të cilat ëmbëltuesit i shkaktojnë:

1. Pesha shumë e madhe

Është e mundshme që ëmbëltuesit pa kalori të shkaktojnë nevojën për ushqim, përkatësisht të shtojnë apetitin.

2. Varësia

Edhe një argument kundër ëmbëltuesve artificialë është që ëmbëltues i prodhuar në mënyrë jonatyrale shkakton dëshirën për ëmbëlsirë por edhe varësinë.

3. Sëmundje e së sotmes

Disa hulumtime kanë treguar që ëmbëltuesit artificialë janë të lidhur me rrezikun nga simptoma metabolike, diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.

4. Mikroflora e zorrëve

Ëmbëltuesit artificialë gjithashtu ndikojnë negativisht në mikroflorën e zorrëve e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin. Ëmbëltuesit artificialë prishin balancën e baktereve të zorrëve, gjë që çon në çrregullimin e absorbimit të materieve ushqyese, çrregullimin e imunitetit dhe në obezitet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...