Acari në Evropë, probleme të mëdha në qarkullim

PUBLIKUAR

I ftohti i acartë vazhdon të mbajë të mbërthyer Evropën. Reshjet e reja të dëborës detyruan anulimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin e Dublinit, ditën e enjte dhe mbylljen e përkohshme të aeroportit të Gjenevës në Zvicër.

Probleme të mëdha pati edhe në shërbimin hekurudhor, ndërsa shumë rrugë nëpër qytetet evropiane janë paralizuar. Rreth 2000 drejtues automjetesh u bllokuan për orë të tëra në një autostradë pranë qytetit francez të Montpellier.

Pjesë të mëdha të kontinentit të vjetër, do të vazhdojnë të dridhen nga sistemi siberian që ka sjellë temperaturat më të ulëta të viteve të fundit. Dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve të pastrehë, kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq, 21 vetëm në Poloni.

Viktima janë shënuar edhe në Francë, Spanjë, Itali, Britani dhe Holandë. Në kryeqytetin francez, Paris, autoritetet ngritën qendra emergjence për rreth 3 mijë të pastrehët që numëron qyteti, përcjell TCh.

Plazhet e Nices u mbuluan me një shtresë të trashë dëbore. Megjithatë moti ofroi edhe mundësi për argëtim, më shumë qytetarë në Britani dhe Francë, që bënë patinazh apo ski nëpër rrugë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...