PD: Protesta deri në dorëheqjen e Ilir Metës

PUBLIKUAR

Partia Demokratike nuk do të ndalë protesta deri në plotësimin e kërkesës së saj për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Strukturat drejtuese të demokratëve, të mbledhura në orët e mbrëmjes së të premtes kanë marrë vendimin për organizimin e protestave çdo të enjte përballë Kuvendit. Ndërkohë që Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të zhvillojë protesta të përditshme nëpër rrethe të ndryshme të vendit.

Edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha u shpreh në kohezion me këto vendimi në daljen para mediave.

“Vendi po ecën në drejtimin e gabuar dhe fajtore për këtë është dyshja Rama-Meta. Krimi është kthyer në sistem dhe është vendosur në nivelet më të larta të shtetit. Kërkesa jonë mbetet dorëheqja e Ilir Metës nga posti i kryetarit të Kuvendit. Vetëm dorëheqja e Metës mund të krijojë kuhstet për një hetim të drejtë nga prokuroria. Do të mbajmë protesta deri në dorëheqjen e Metës. Për ne ai nuk është më kryetar i Kuvendit. Ftojmë qytetarët që të bashkohemi në protestë sikurse u bashkuam një ditë më parë”, tha Basha. /tch

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...