Pirja e çajit të frutave shkakton erozion të dhëmbëve

PUBLIKUAR

Sipas një studimi të fundit, thuhet se pirja e vazhdueshme e çajit  të frutave, konsumimi i terpër i kripës dhe uthullës mund të shkaktojë erosion të dhëmbëve.

Në mes të vakteve, zakonisht është koha ideale për të pirë një çaj të frutave ose të konsumosh ndonjë gjë të kripur, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, ky rezulton të mos jetë ves i mirë.

Shkencëtarët nga King’s College në Londër kanë gjetur se konsumini i ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë acid, sidomos në mes të vakteve, mund të jetë shumë i dëmshëm për gjendjën e dhëmbëve tuaj.

Ata kanë ardhur në përfundim se pirja e pijeve acidike, përfshirë edhe një gotë me ujë limon apo një çaj të ngrohtë, mund të rrisë shanset për t’u prekur nga erosioni i dhëmbëve.

Dr Saoirse O’Toole, autore e studimit ka komentuar gjetjet e hulumtimit, ku ndër të tjera ka thënë se “dihet mirë se një dietë acidike është e lidhur me shkaktimin e erosionit në dhëmbë, megjithatë studimi ynë ka treguar ndikim e mënyrës dhe kohës në të cilën konsumohen ato”.

Erosion i dhëmbëve ndikon në 30 përqind të të rinjëve në Europë dhe mund të bëjë që dhëmbët tuaj të jenë më të prirur ndaj ndjeshmërisë./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...