Ushtrimet e çuditshme mendore që do t’ju bëjnë më të mençur

PUBLIKUAR

“Neurobics’ është term që përdoret për të përshkruar një seri të ushtrimeve mendore.

Kjo përfshin përdorimin e të gjitha shqisave: pamjes, dëgjimit, prekjes, shijes dhe nuhatjes.

Ushtrimi i rregullt e stimulon rritjen e lidhjeve të reja neuronale në pjesë të ndryshme të trurit, i forcon qelizat nervore dhe promovon prodhimin e ushqyesve që forcojnë kujtesën, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa nga ushtrimet mendore që do t’ju bëjnë më të zgjuar:

Pastroni dhëmbët me dorën jo-dominante

Studime shkencore kanë zbuluar se duke e përdorur hemisferën jo-dominuese të trurit (gjë që e kërkon ky ushtrim) rezulton në zgjerim të shpejtë të sipërfaqes kortiale.

Bëni dush me sy mbyllur

Shqisat e prekjes aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit. Me përdorimin e duarve mund të ndjeni teksturat e trupit që janë të pamundshme për t’i parë, kjo është fjalë nervave në duar që dërgojnë sinjale te truri kur preket lëkura.

Thyeni rutinën e mëngjesit

Disa studime kanë dëshmuar se ndryshimi i detyrave të përditshme e rritë trashësinë e lëkurës dhe e përmirëson aktivitetin e trurit, transmeton telegrafi.

Uluni diku tjetër në tavolinë

Në shumicën e familjeve, çdo anëtarë e ka vendin e caktuar se ku ulet, mirëpo truri ka nevojë të befasohet me eksperienca të reja për t’u zhvilluar.

Komunikoni më shumë gjatë ditës

Është dëshmuar shkencërisht që mungesa e komunikimit ndikon seriozisht në aftësitë njohëse.

Lexoni ndryshe

Ne aktivizojmë zona të ndryshme të trurit kur lexojmë apo i dëgjojmë personat tjerë.

Leximi me zë apo në heshtje bën që truri të punoj më ndryshe.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...