A duhet t’ia huazoni kufjet e telefonit shokut apo shoqes?!

PUBLIKUAR

A ju ka kërkuar ndokush ndonjëherë t’ia huazoni kufjet e telefonit? Nëse po, duhet ta lexoni këtë artikull para se t’ia jepni përgjigjen.

Duket se shprehia e huazimit të kufjeve të telefonit është mjaft e gërditshme, pasi që veshët janë të mbushur me baktere, transmeton Telegrafi.

Një studim nga ‘BuzzFeed’ ka treguar se veshët tonë janë të mbushur me dyllë, qeliza të vdekura të lëkurës dhe me baktere.

Lajmi i mirë është se shumica e këtyre gjërave të gërditshme mund të largohen me produkte të cilat i largojnë bakteret dhe mikrobet.

Por problemet fillojnë sepse, siç mund ta keni kuptuar edhe vetë, dylli është ngjitës e kjo do të thotë se kufjet tuaja i marrin të gjitha bakteret dhe mikrobet.

Huazimi i kufjeve të telefonit te dikush tjetër vetëm sa e keqëson situatën, pasi që edhe bakteret e personit tjetër përfundojnë në veshët tuaj.

Duke marrë parasysh këtë, rreziku i infeksioneve rritet për një përqindje të madhe, prandaj rekomandohet që kufjet t’i mbani vetëm për vete.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...