“Pica falas”, si po motivohen të rinjtë amerikanë për të bërë testet e SST-ve

PUBLIKUAR

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, janë një ndër problemet më të mëdha te të rinjtë.

OBSH ka ngritur alarmin se disa prej tyre janë bërë rezistente edhe ndaj antibiotikëve, dhe kjo mund të shkaktojë pasoja tragjike. Mënyra më e mirë është diagnostikimi në kohë i këtyre infeksioneve, dhe për këtë arsye në Minesota të SHBA-ve një klinikë për planifikimin familjar, po ofron pica falas për ata të rinj të cilët pranojnë të bëjnë testet e SST.

Nisma quhet “Urino për pica”, dhe ka rezultuar shumë e suksesshme, pasi të shumtë ishin ata të cilët pranuan të realizonin këto teste. Amerika që prej 2016 është në një situatë alarmante për sa i përket këtyre rasteve, pasi sa vijnë edhe po shtohen frikshëm. Pakujdesia e të rinjve dhe jeta e shthurur seksuale po vë në rrezik rininë çdo ditë dhe më shumë./opinion/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...