“Tradita e rrezikshme”: Një burrë goditet për vdekje nga pema, gjatë një ngjarje tradicionale në Peru (Video,+16)

PUBLIKUAR

Ky është momenti i tmerrshëm që një pjesëmarrës vdiq pasi u shtyp nga një pemë në rënie në një ngjarje tradicionale të prerjes së pemëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vdekja ndodhi në Puno, një qytet në Perunë jugore në Liqenin Titicaca, i cili po festonte karnavalin e saj të qytetit.

Një nga ngjarjet më të njohura tradicionale të rajonit është Yunza, ku një pemë është zbukuruar me dhurata që njerëzit kërcejnë rreth e rrotull dhe përpiqen ta presin.

Ky ritual i vjetër realizohet në pemë të zbukuruara me balona, dhurata dhe shirita shumëngjyrëshe.

Pasi banorët lokalë kanë kërcyer rreth tij, një përpjekje është bërë për ta rrëzuar atë me një sëpatë, në vetëm tre goditje.

Zbatimi pastaj kalon tek një çift tjetër, i cili gjithashtu përpiqet ta presë atë në tre goditje. Kur përfundimisht bie, të gjithë përpiqen të kapin një dhuratë nga degët e saj.

Megjithatë, një burrë lokal, i identifikuar më vonë si Joel Ticora, humbi jetën kur pema u rrëzua para një grupi të gëzueshëm.

Atij iu dha ndihma e parë në vendin e karnavalit para se të transferohej në Spitalin Juliaca në Puno, ku më vonë u deklarua i vdekur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...