Humbja e peshës është rezultat i ushqimit të shëndetshëm, jo i gjenetikës

PUBLIKUAR

Ndonëse më parë ishte menduar se gjenetika e bën më të lehtë humbjen e peshës, tani një studim i SHBA-së ka zbuluar se sasia dhe kualiteti i ushqimit janë ato që shpijnë në humbje të peshës, e jo gjenetika e personit.

Për ta testuar këtë teori, hulumtuesit kishin kryer eksperimente të ndryshme me 609 persona mbipeshë të cilët iu ishin nënshtruar dietave të ndryshme për 12 muaj, transmeton Telegrafi.

Gjenet ishin ndërlidhur me mënyrën se si trupi i përpunon yndyrat apo karbohidratet, por humbja e peshës kishte qenë thuajse e njëjtë te të gjithë njerëzit, pavarësisht gjeneve, nivele të insulinës apo llojit të dietës.

Ajo çfarë kishte pasur më së shumti rëndësi për humbjen e peshës, kishte qenë ushqimi i shëndetshëm.

Në fakt, pjesëmarrësit të cilët kishin ngrënë më së shumti perime dhe kishin konsumuar më së paku ushqime të përpunuara dhe pije me sheqer, kishin humbur më së shumti peshë.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën ‘American Medical Association’/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...