Kryeministri Haradinaj: Ky është viti i Trepçës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Shënimi i Javës së Minatorëve, 29 vjetorit të Grevës këtë vit u mbajt nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. E në fjalën e tij, para minatorëve Kryeministri Haradinaj tha se viti 1989 ishte një ngjarje e madhe që lëkundi drejtimin e proceseve të mëtejme, falë të drejtës që kërkuan 1300 minatorët e ngujuar në thellësi të horizonteve të Trepçës në atë kohë.

“Përpjekja për ta dëshmuar që Kosova është e menaxhueshme dhe mundesh me vepruar me të si të duash, ka dështuar atë ditë. I kanë dalë dore Minatorët, atë ditë i ka dalë dore Kosova. Të gjitha zhvillimet që kanë pasuar, janë pikërisht dëshmi që drejtimi që kish marrë Kosova ishte me mbrojtë të drejtën e vet. Të drejtën për të jetuar të lirë, për të punuar të lirë dhe për t’i aktivizuar resurset e veta për të zhvilluar jetën”, tha Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij.
Në shënimin e Javës së Minatorëve dhe përvjetorit të 29-të të Grevës së Minatorëve, ishin pjesëmarrës përfaqësues të Institucioneve, Komunës, Sindikatës dhe Menaxhmentit të Trepçës. E pikërisht këtë moment Kryeministri Haradinaj e quajti dëshmi të përkushtimit që Trepça të rikthehet në funksion.

“Këtë vit e kemi shpallë vit të Trepçës. Aftësimin e Trepçës si kompani publike që të mund të operoj. Statuti i Trepçës është në hartim e sipër, Bordi i Trepçës është në përgatitje e sipër, ku do ta ketë edhe përfaqësuesin e punëtorëve, gjithashtu edhe Ligji i Trepçës. Jemi në punë që Trepça me qenë e aftë për të operuar vet dhe me gjet partner investiv. Është normale që kemi vështirësi por do t’i menaxhojmë me sukses. Do të punojmë kujdesshëm që aktivizimi i Trepçës në të gjitha kapacitetet e veta, mos me qenë fatkeqësi e asnjë qytetari të Kosovës, as i serbëve të veriut, pra nuk është fare aktivizimi i Trepçës i dedikuar kundër askujt, por për të gjithë”  ka shtuar Kryeministri Haradinaj.

Në fund të fjalës së tij Kryeministri Haradinaj bëri thirrje në ndihmë të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë proces, në mënyrë që të aktivizohen resurset dhe Trepça të kthehet në misionin e saj, zhvillimin e Kosovës.
“Jam thellë i bindur që e kemi të drejtën që të lëvizim, që këto veprime të rezultojnë me mundësi, me kapacitetin veprues të Trepçës për operim, për partneritet, për zhvillim. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që e duan zhvillimin e Kosovës. Ta rikthejmë Trepçën si i takon, si i takon Kosovës”, përmbylli fjalën e tij Kryeministri Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...