Lavrov: Perëndimi po rrit tensionet në Ballkan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane për nxitjen e tensioneve Lindje-Perëndim në Ballkan.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Lavrov tha se vendet ‘anti-ruse’ në Perëndim po i bëjnë shtetet e Ballkanit të zgjedhin midis Perëndimit dhe Rusisë, si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Lavrov i tha transmetuesit serb N1 se detyrimi i vendeve të Ballkanit për të zgjedhur anë është ‘politikë shumë e gabuar’ dhe se Rusia synon t’i mbajë interesat dhe lidhjet e saj me vendet si Serbia.

Bashkimi Evropian, së voni, ka caktuar vitin 2025 si datë për pranimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në radhët e tij.

Udhëheqësit e BE-së u kanë caktuar kushte të vështira dy vendeve, veçanërisht në vendosjen e sundimit të ligjit, garantimin e të drejtave themelore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale rajonale, por nuk kanë nxitur hapur politika anti-ruse si kusht për anëtarësim.

Serbia, në veçanti, ka vazhduar të ushqejë lidhje të ngushta me Moskën dhe ka thënë se nuk do t’iu bashkohet sanksioneve ekonomike të BE-së kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Beogradi po ashtu nuk ka bërë përpjekje t’i bashkohet NATO-s, si vendet e tij fqinje Maqedonia dhe Mali i Zi, i cili i është bashkuar aleancës ushtarake vitin e kaluar.

Politika neutrale ushtarake e Beogradit nuk është kundërshtuar haptazi nga udhëheqësit amerikanë apo evropianë.

Vendet perëndimore, megjithatë, kanë ngritur dyshime për krijimin e një qendre të përbashkët humanitare Rusi-Serbi, në qytetin e Nishit, për të cilën zyrtarët perëndimorë dyshojnë se mund të përdoret nga Rusia për të fshehur spiunë dhe për të shpërndarë propagandë në Ballkan.

Një ligjvënës amerikan, i cili ka vizitur Serbinë vitin e kaluar, ka thënë se për të siguruar rrjedhën e investimeve nga Perëndimi, zyrtarët amerikanë duan të shohin indikacione se Serbia synon kah demokracitë perëndimore dhe kapitalizmi i tregut të lirë dhe anohet kundër agresionit që, fatkeqësisht, presidenti rus, Vladimir Putin, po demonstron me Rusinë aktualisht.

Lavrov i tha agjencisë Beta se detyrimi i vendeve të Ballkanit për të miratuar politika anti-ruse ‘është duke rritur tensionet në Evropë’.

“Uashingtoni dhe disa kryeqendra evropiane i dërgojnë ambasadorët e tyre në Ballkan për këtë qëllim të saktë: mos jinni miq me Rusinë, refuzoni bashkëveprimin me të në të gjitha fushat”.

Lavrov e dënoi, siç tha ai, histerinë e Perëndimit për qendrën humanitare në Nish, ku, sipas tij, aktualisht punojnë vetëm katër rusë.

Lavrov, i cili pritet të vizitojë Serbinë më 21 shkurt, tha se Rusia do të vazhdojë të bllokojë Kosovën nga pranimi në Kombet e Bashkuara derisa Beogradi dhe Prishtina të negociojnë një kompromis mbi çështjen e sovranitetit, ashtu siç kërkohet nga udhëheqësit serbë. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...