Incidente, 12 arrestime e aksidente me fatalitet, Policia e Kosovës jep detaje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur disa incidente si sulm fizik, vjedhje e rëndë e kalim të kufirit në mënyrë ilegale.

Në Podujevë, policia ka arrestuar një ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Për sulm fizik ndaj tre zyrtarëve policorë janë arrestuar dy persona në Ferizaj. Të dyshuarit kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia raporton se në Viti ka ndodhur një vjedhje e rëndë, ku edhe janë arrestuar tre të dyshuar një femër dhe dy meshkuj të mitur. Të njëjtit nga një kioske kanë vjedhur cigare në vlerë rreth 400 euro. Me urdhër të prokurorit e dyshuara femër dërgohet në mbajtje ndërsa, të dyshuarit e mitur  lirohen në procedure të rregullt.

Arrestime pati edhe në Merdare. Policia bën të ditur se ka arrestuar një shqiptar dhe një femër shtetase të Hungarisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Ndërsa, sa i përket aksidenteve në trafik, raportohet se ka ndodhur një aksident me fatalitet.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes te dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë të dy ngasësit dhe pesë pasagjer katër femra dhe një mashkull K-Shqiptar. Viktimat fillimisht dërgohen ne Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra  janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u lirohen familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.

Një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur edhe në fshatin Pozhar të Deçanit, ku dy vetura janë aksidentuar mes vete. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kane pësuar gjashte persona,  pesë meshkuj dhe një femër dhe te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Pejës ndërsa, njeri prej tyre për shkak të lëndime të renda është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Për të gjithë ata që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 603 tiketa trafiku./Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...