Krasniqi: Kosova nuk mund të tërhiqet nga Gjykata Speciale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksident me dy të lënduar në Lipjan

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj. Rastin  e ka konfirmuar...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...
Jakup Krasniqi nga partia NISMA Socialdemokrate, në emisionin “Përballje” ka folur edhe për Gjykatën Speciale.Krasniqi theksoi se ka qenë kundër Gjykatës Speciale, por tashmë dy e treta e deputetëve i kanë thënë ‘po’ kësaj Gjykate dhe tashmë Kosova ka hyrë në obligime ndërkombëtare nuk është mirë të tërhiqet mbrapa dhe ajo tashmë duhet të funksionojë.

“Nuk është dashur të ndodh nisma për tërheqjen e Gjykatës Speciale. Ka qenë një kthim i panevojshëm dhe mirë është bërë që liderët janë tërhequr. Pasi që nuk rezultojë e suksesshme kjo nismë nuk na dëmton dhe nuk mund të lejë pasoja”, tha Krasniqi.

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se duhet të jenë disa parakushte për normalizim të marrëdhënieve.

“Në tërë territorin e Kosovës duhet të ketë sovranitet të plotë, në kuptimin e mirë të fjalës, Serbia duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe pastaj të gjitha rrugët do të hapen. Sa i përket normalizimit jam shumë skeptik, sepse pala serbe është shumë irracionale në këtë drejtim”, tha Krasniqi.

Sipas tij, të gjitha Marrëveshjet që janë arritur në Bruksel nuk janë realizuar.

Ai tha se mos ndëshkimi i krimit dhe korrupsionit realisht ka penguar ecjen e Kosovës para dhe sipas tij kjo është pengesa më e madhe për liberalizimin e vizave. telegfari

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...