Daçiq reagon për presidentin kombëtar: BE-ja e ka futur kokën në thes me rërë

PUBLIKUAR

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka dënuar deklaratën e fundit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama që propozoi një president të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai tha se BE-ja dhe vendet perëndimore e kanë futur “kokën në një thes me rërë” për politikën e krijimit të Shqipërisë së Madhe.

“Rama fjalë për fjalë tha se Shqipëria dhe Kosova duhet ta kenë një president, një politikë të jashtme dhe të sigurisë të përbashkët. Kjo duhet të kritikohet”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net

Sipas ministrit serb Shqipëria e Madhe do të ishte kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Është tronditëse që deklarata e mëdha të tilla shkojnë pa dënim nga Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore”, thotë ministri i jashtëm serb.

“Nuk duhet të ketë standarde të dyfishta”, përfundoi Ivica Daçiq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklatat për president të përbashkët i bëri në seancën solmene për pavarësinë e Kosovës në Parlament.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...